Zelenski, për rikthimin e Hersonit “ditë historike”

Zelenski, për rikthimin e Hersonit "ditë historike"

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, e ka përshkruar rikthimin e forcave të tij në qytetin juglindor të Hersonit si “ditë historike”, por zyrtarët kanë paralajmëruar se do të ketë përpjekje të vështira në të ardhmen, edhe pse liderët e instaluar nga Rusia në lindje të Ukrainës kanë sinjalizuar për një tërheqje të re të forcave ruse.

Zelenski i përshkroi si “ferr” betejat në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e tij kanë neutralizuar afër 650 trupa ruse më 12 nëntor, por ky pretendim nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Njoftimi i zyrtarëve rusë se forcat e tyre po tërhiqen nga Dnjepër, lumë që gjendet në rajonin e Hersonit, u pa si sukses i madh i kundërofensivës ukrainase në jug të vendit. Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar tërheqjen e Rusisë nga Hersoni si “fitore të jashtëzakonshme” për Ukrainën.

LEXO EDHE:

Back to top button