Zelensky: Duam të jemi në BE brenda 2 vitesh, në NATO pas fitores ndaj Rusisë

Zelensky: Duam të jemi në BE brenda 2 vitesh, në NATO pas fitores ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina dëshiron të jetë anëtare e Bashkimit Evropian në dy vjet dhe duhet të jetë pjesë e aleancës së NATO-s pas fitores së vendit ndaj Rusisë. Zelensky i bëri këto deklarata gjatë një takimi me drejtuesit kryesorë të kompanisë së fondeve të investimeve JP Morgan.

Ai shtoi se Ukraina do të ketë nevojë gjithashtu për garanci sigurie. Në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian më 9 shkurt, gjatë një vizite historike në Bruksel, Zelensky theksoi se Ukraina po luftonte për “mënyrën evropiane të jetesës” dhe u zotua se vendi i tij do të vazhdojë të luftojë për aq kohë sa duhet.

Më herët, më 2 shkurt, Zelensky tha se Ukraina meriton negociatat për anëtarësimin në BE në 2023. Ukraina aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE në fund të shkurtit 2022, vetëm disa ditë pasi Rusia filloi bombardimin e Kievit dhe qyteteve të tjera, duke filluar një luftë të gjithanshme kundër vendit.

Ukrainës iu dha statusi i kandidaturës në qershor. Rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE pritet të marrë vite. Ndërsa shpresat për një rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE nuk janë konkretizuar ende, BE-ja përshëndeti më 3 shkurt “përpjekjet e konsiderueshme” të Ukrainës në muajt e fundit drejt një anëtarësimi të mundshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button