Zelensky: Furnizimet ushtarake perëndimore e çojnë Ukrainën në një nivel të ri

Zelensky: Furnizimet ushtarake perëndimore e çojnë Ukrainën në një nivel të ri

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka theksuar sërish mirënjohjen ndaj Uashingtonit, Berlinit dhe Parisit, të cilët premtuan se do të furnizonin Ukrainën me automjete të blinduara luftarake.

“Ne e kemi çuar forcën dhe bashkëpunimin e mbrojtjes së Ukrainës me partnerët në një nivel të ri”, tha ai në një videomesazh.
“Që tani e tutje, Ukraina, për herë të parë, ka më shumë mbrojtje ajrore, më shumë automjete të blinduara, tanke perëndimore, më shumë armë dhe predha”, tha Zelensky.

“Gjermania ka bërë një hap të rëndësishëm në forcimin e sigurisë jo vetëm të Ukrainës, por edhe të Evropës në tërësi”, tha Zelensky.

LEXO EDHE:

Back to top button