Zelensky kërkoi 843 milionë dollarë ndihmë për infrastrukturën kryesore, evropianët i premtuan se do t’i merr më shumë se një miliard

Zelensky kërkoi 843 milionë dollarë ndihmë për infrastrukturën kryesore, evropianët i premtuan se do t’i merr më shumë se një miliard

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar 843 milionë dollarë ndihmë për infrastrukturën kyçe, për ta tejkaluar këtë dimër, kurse ministrja e Jashtme franceze pretendon se i janë premtuar mbi një miliard dollarë.

Gjatë një adresimi përmes videolinkut, Zelensky u kyç në konferencën që po mbahet në Paris, ku theksoi se për Ukrainën është e nevojshme infrastruktura kyçe për energji elektrike, si dhe importi urgjent i energjisë nga vendet evropiane për të paktën deri në fund të sezonit të ngrohjes.

“Do të kushtojë rreth 800 milionë dollarë, por çmimi është më i vogël se çmimi i errësirës”, paralajmëroi presidenti ukrainas.

Rusia ka qenë nën akuza të vazhdueshme për përdorimin e dimrit si një armë lufte pasi synon infrastrukturën kryesore, duke lënë miliona ukrainas pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje gjatë temperaturave të ulëta.

Është pritur që 46 vende dhe 24 organizata ndërkombëtare të mblidhen në Paris për t’i ofruar mbështetje Ukrainës, me fokus të veçantë gjatë periudhës së dimrit.

Franca do të ndajë 80.7 milionë dollarë shtesë për ndihmë humanitare, kurse 51.1 milionë llogariten për energji, qasje në ujë, ushqim, shëndetësi dhe infrastrukturën e transportit si dhe për deminim.

Aty përfshihen 63 gjeneratë që Ukraina do t’i marrë në një të ardhme të afërt. Kurse Gjermania gjithashtu premtoi 53.2 milionë dollarë shtesë e Zvicra mbi 100 milionë dollarë.

Ministrja franceze e Punëve të Jashtme, Catherine Colonna ka deklaruar se Ukrainës gjatë konferencës i janë premtuar mbi një miliardë dollarë ndihmë gjatë këtij dimri.

LEXO EDHE:

Back to top button