Zelensky: Nëse vriten luftëtarët ukrainas në Mariupol, s’ka bisedime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vrasja e luftëtarëve ukrainas në qytetin port jugor të Mariupolit do t’i japë fund bisedimeve me Rusinë, shkruan BBC.

Duke iu referuar një qyteti jashtë Kievit që është shkatërruar nga granatimet e rënda, Zelensky i tha uebsajtit të lajmeve Ukrainska Pravda: “Mariupoli mund të jetë sa dhjetë Bucha. Dua të them se eliminimi i ushtrisë sonë, djemve tanë, do t’i japë fund të gjitha negociatave”.

Ai ka thënë se Ukraina nuk do të negociojë as territorin dhe as njerëzit e saj, duke shtuar: “Sa më shumë vende si Bucha të ketë, aq më e vështirë do të jetë”.

Më herët, Ukraina këmbënguli se trupat e saj po qëndronin ende në rrënojat e Mariupolit.

LEXO EDHE:

Back to top button