Zelensky: Rusia po përdor taktika të çmendura në frontin lindor

Zelensky: Rusia po përdor taktika të çmendura në frontin lindor

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar komandantët rusë për “çmenduri” në përpjekjet e tyre për të kapur qytetin lindor të Bakhmut. Në fjalimin e tij të përnatshëm nga Kievi, presidenti ukrainas theksoi se ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes me goditjet përmes artilerive të rënda.

“Këtu është më e dukshme çmenduria e komandës ruse. Ditë pas dite, për muaj të tërë, ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes atje, duke përqendruar nivelin më të lartë të goditjeve të artilerisë”.

Qyteti, i cili ndodhet në rajonin e Donetskut dhe kishte para luftës një popullsi prej 70,000 banorësh, ka qenë qendra e sulmeve ruse për muaj të tërë. Pavarësisht një përparimi të mundshëm ukrainas në qytetin kyç të Khersonit, Zelensky tha se sulmet vazhduan.

Marrja e qytetit do të ishte një fitore simbolike për Rusinë.

Qyteti ndodhet në një rrugë kryesore që të çon në qytetet Sloviansk dhe Kramatorsk të kontrolluara nga ukrainasit. Ndërsa Rusia po lufton diku tjetër në Ukrainë, forcat e saj kanë bërë përparim rreth Bakhmutit në javët e fundit.

Analistët thonë se qyteti ka pak vlerë ushtarake në vetvete, megjithëse nëse do të binte, do të sillte qytete të tjera brenda rrezes së artilerisë ruse dhe do të ndihmonte në ndryshimin e narrativës së një konflikti, në të cilin forcat e Moskës janë tërhequr gradualisht.

Trupat e rregullta ruse në rajon thuhet se po mbështeten nga mercenarët paraushtarakë Wagner.

Thuhet se themeluesi i grupit Yevgeniy Prigozhin dëshiron ta marrë qytetin si një çmim politik.

Të dielën, shefi mercenar pranoi ritmin e ngadaltë të përparimit rus në Bakhmut, duke thënë se trupat po fitonin vetëm “100-200 metra në ditë”.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button