Zelensky: Ukraina po bën kundërofensivë dhe operacione mbrojtëse

Zelensky: Ukraina po bën kundërofensivë dhe operacione mbrojtëse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se ka filluar kundërofensiva dhe operacionet mbrojtëse kundër forcave ruse.

Ai shtoi se komandantët e lartë ukrainas janë optimistë, ndërsa forcat ukrainase janë angazhuar në luftime intensive përgjatë frontit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Kiev me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, udhëheqësi ukrainas iu përgjigj një pyetjeje për komentet e bëra një ditë më parë nga Presidenti rus Vladimir Putin se kishte filluar kundërofensiva e Ukrainës dhe se forcat ukrainase kishin pësuar “dëme domethënëse”.

“Kundërofensiva, veprimet mbrojtëse po ndodhin në Ukrainë. Nuk do të flas për fazën në të cilën ndodhen. Jam në kontakt çdo ditë me komandantët tanë në drejtime të ndryshme”, shtoi ai, duke përmendur emrat e pesë drejtuesve kryesorë ushtarakë të Ukrainës. “Të gjithë janë pozitivë. Kalojani këtë (mesazh) Putinit”, theksoi presidenti.

LEXO EDHE:

Back to top button