Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, skadon sot afati për regjistrimin e koalicioneve

Sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore e në këtë kuadër, me Partinë Demokratike pritet të firmosin sot Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Brenda dhjetë ditësh ndërkohe duhet të prezantohet edhe lista e emrave që përfaqësojnë PD në zgjedhjet e 25 prillit.
Para se të regjistrohen në KQZ, të dy aleatët i kanë kërkuar kryedemokratit që në lista të jetë prezentë edhe logoja e partisë së tyre, pavarësisht se listohen në listën e PD.
“Është interes i PD, por edhe partive të koalicionit për të pasur logo të partive, por edhe emrat e kandidatëve, për të tërhequr votuesin tradicional”, tha Mediu.

LEXO EDHE:

Back to top button