Zgjedhjet në LSDM, opozita kritikon, Zaev thotë se do të ketë ndryshime

Pasi u rizgjodh në krye të LSDM-s, Zoran Zaev, premtoi se do të sjellë energji dhe politika të reja në parti. Sapo iu besua edhe një mandat në krye të social-demokratëve, Zaev deklaroi se do të bëjë ndryshime kadrovike. Por, shtoi se ndryshimet kadrovike në LSDM nuk do të thonë se do të ketë edhe ndryshime në kuadrot Qeveritar.

“Pason reformë serioze e ofertës së deritashme karovike të LSDM-s, do të sjellim energji të re në radhët tona, do ti hapim dyert për të gjithë ata të cilët janë afër ideve socialdemokrate, do ta thellojmë luftën e filluar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do ta ngremë motivimin e qytetarëve tanë. LSDM do të vazhdojë të ndryshojë, që edhe më mirë tu shërbejë qytetarëve”, pohoi Zoran Zaev, LSDM.

Ndërsa zëdhënësi i partisë, Kostadin Kostadinov thotë se është herët që të flitet për kuadrot e reja partiake.

 “Kongresi duhet të jetë në maj. Por sipas meje ende është herët të flas për ndryshimet kadrovike që duhet të bëhen”, theksoi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Në zgjedhjet e brendshme të LSDMsë të paralajmëruara për në maj, duhet të zgjidhen edhe nënkryetarët e rinj dhe sekretari i përgjithshëm i partisë. Për zgjedhjet e brendshme në LSDM, ka reaguar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Sipas tij, zgjedhjet në LSDM me një kandidat janë bizare. Mickoski ka akuzuar LSDM-në se shkollat i ka shfrytëzuar për votime partiake dhe theksoi se në këtë rast ministrja e Arsimit duhet të japë dorëheqje.

“Askush në LSDM nuk guxon që të kundërshtojë kandidatin e vetëm në zgjedhje, Zaran Zaev. Andaj 69 mijë votuesit e LSDM-së në fletën e votimit kanë një emër të cilin patjetër duhet ta rrethojnë. Nëse nuk e rrethojnë me siguri u pason vërejtje zyrtare nga prokuroria dhe gjykata partiake”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Akuzat e VMRO-DPMNE-së dhe Mickovskit se zgjedhjet janë mbajtur nëpër shkolla dhe jashtë protokolleve për mbrojtje nga Covid19, nga LSDM i demantuan dhe i quajtën si lajme të rreme.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button