Zgjedhjet në Qendra Zhupë, Ibraimi premton zgjidhjen e problemeve
Zgjedhjet në Qendra Zhupë, Ibraimi premton zgjidhjen e problemeve
Arijan Ibraimi, nga Partia Demokratike Turke është kandidati i vetëm për kryetar të Komunës së Qendër Zhupës në zgjedhjet lokale të caktuara për më 11 janar. Ai thotë se duke qenë kryetar për 3 mandate dhe tani si i besuar i Qeverisë, është kandidati më i përshtatshëm për një mandat të ri 4-vjeçar. Ibraimi thotë se do të zgjidh problemet me të cilat përballen qytetarët përfshirë problemin me rrugën rajonale që kalon përmes Qendër Zhupë, si dhe përmirësimin e kushteve për mërgimtarët.
“Ne nuk e shohim problemin te fakti që mund t’i rikthejmë, sepse ne, me madhësinë që kemi si komunë, jemi të vetëdijshëm se individualisht, jashtë gjithë sistemit, nuk mund ta arrijmë këtë. Thjesht duam të arrijmë kushte më të mira për mërgimtarët tanë kur vijnë këtu, që qëndrimi dhe pushimi i tyre në Maqedoni të jetë më i këndshëm. Problemi më i madh është se në mes të komunës sonë kalon një rrugë rajonale, e cila nuk është në kompetencën tonë. Ajo i takon NP-së Rrugët Shtetërore. Është nga ura e Melnicës deri te fshati Evevci, me gjatësi 30 kilometra. Ajo nuk përmbush kushtet për të qenë rrugë rajonale. Hyrja në komunë është shumë e vështirë. Ne jemi në bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet nga Turqia, për të filluar të mendojmë që kjo rrugë të zgjerohet dhe të arrijmë standardet që duhet të ketë një rrugë rajonale”, tha Arijan Ibraimi, Kandidat për kryetar të Qendrës Zhupë nga TDP. /Alsat.mk








