Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen në mars

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen në mars

Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka shpallur zgjedhjet presidenciale malazeze më 19 mars.

“Kryetari i Kuvendit është i autorizuar dhe i obliguar që t’i shpallë zgjedhjet për president të Malit të Zi jo më vonë se 120 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit të Malit të Zi”, tha Gjuroviç.

Mandati aktual i presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, nisi më 20 maj 2018.

Në mënyrë që një kandidat të fitojë në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ai duhet të marr mbi 50 për qind të votave.

Rundi i dytë i zgjedhjeve mbahet pas dy javësh, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i fiton më tepër se gjysmën e votave.

Herën e fundit, zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi u mbajtën më 15 prill 2018. Para Milo Gjukanoviçit, president i Malit të Zi për tri mandate ishte Filip Vujanoviq, nga viti 2003 deri në vitin 2018. Para Vujanoviçit, nga 1997 deri në nëntor të vitit 2002 president ishte Gjukanoviç.

LEXO EDHE:

Back to top button