Zgjerohet hetimi për Koçanin, padi penale për 8 të punësuar në Inspektoratin e Punës
Policia ka ngritur 8 kallëzime të reja penale ndaj të punësuarve në Inspektoratin Shtetëror të Punës, veprimet e të cilëve sipas MPB-së kanë shkuar në kundërshtim me ligjin dhe lidhen me tragjedinë në klubin e natës Pulse i cili më 16 mars të vitit kaluar u përfshi nga zjarri. Sipas policisë, të punësuarit edhe pse është dashur të bëjnë kontrollet e duhura sipas ligjit, asnjëherë nuk kanë ngritur iniciativë për mbikëqyrje inspektuese për të verifikuar gjendjen faktike të subjektit i cili ishte i vetmi i asaj natyre në Koçan. Të dyshuarit ngarkohen edhe për mos kontrollimin e të punësuarve në kundërshtim me ligjin në objekt gastronomik, sigurinë e nevojshme të objektit, rrethanat shëndetësore për të punësuarit dhe klientët. Sipas policisë me këto veprime nga vitit 2022 deri në ditën tragjike, të punësuarit i kanë mundësuar pronarit të Pulse të përfiton rreth 1,3 milion denarë në kundërshtim me ligjin./Alsat.mk.








