“Zhan Mitrev”, Qeveria kërkon raport nga MSH

"Gjaku i Papastër", Sali: Do të ketë përgjegjësi

Pas publikimit të skandalit në klinikën “Zhan Mitrev” për trajtimin e pacientëve me COVID, Ministria e Shëndetësisë thotë se ka marrë një sërë hapash. Ministri Bekim Sali tha se është kërkuar inspektim i jashtëzakonshëm në klinikën private, ku sipas hulumtimit të bërë publik nga IRL është eksperimentuar me pacientët. Sali tha se pasi të jetë gati raporti i plotë, personalisht do ta dorëzojë atë në institucionet përkatëse për veprime të mëtutjeshme.

“Është dërguar shkresë në Inspektoratin Shtetërore Sanitar Shëndetësor që menjëherë të kryhet inspektim i jashtëzakonshëm në spitalin klinik “Zhan Mitrev”. Gjithashtu kërkova informacion nga Inspektorati nëse në periudhën e fundit tre vjeçare janë zbatuar inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme dhe cilat janë rezultatet. Nën dy, Agjencia e Ilaçeve MALMED, veçmë ka iniciuar inspektim të jashtëzakonshëm, për atë nëse është respektuar procedura për hulumtim klinik të hemofiltrimit si metodë e shërimit të COVID 19. Të dhënat paraprake tregojnë se nuk është respektuar, por ta lëmë të konfirmohet gjendja faktike në klinikën spitalore “Zhan Mitrev”. Procedura e tretë, të cilën sërish e aktualizojmë para Odës së Mjekëve është zbatimi i mbikëqyrjeve të kërkuara profesionale të kurimit të pacientëve në “Zhan Mitrev”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Sipas ministrit Sali nëse konstatohet, përgjegjësi patjetër të ketë. Sali paralajmëroi konferencë shtypi të mërkurën, për kur tha se do jenë gati raportet e inspektimit të jashtëzakonshëm.

Paraprakisht në një njoftim Qeveria bëri të ditur se ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë informacion të plotë për kurimin e pacientëve me COVID 19 në klinikën private “Zhan Mitrev”, në afat prej dy ditësh./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button