Zhduket e mitura në Podujevë

Që nga e enjtja është zhdukur një e mitur në Podujevë. Policia ka treguar se për zhdukjen e të miturës ka njoftuar babai i saj. Ai ka thënë se e bija rreth orës 13:00 të së enjtes është larguar nga shtëpia dhe se deri tani nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj.

Nga policia njoftojnë se tashmë kanë filluar edhe hetimet për gjetjen e të miturës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e bija e tij viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button