Zhdukja e 2-vjeçares në Serbi, Vuçiç jep lajmin e hidhur: E tërhoqën zvarrë me makinë dhe e hodhën në ujërat e zeza

Zhdukja e 2-vjeçares në Serbi, Vuçiç jep lajmin e hidhur: E tërhoqën zvarrë me makinë dhe e hodhën në ujërat e zeza

Rasti i zhdukjes së dy vjeçares Danka Iliq, i cili tronditi Serbinë , pati një fund tragjik. Danka e vogël u zhduk më 26 mars teksa po luante para shtëpisë së saj në fshatin Bansko Polije, në Serbinë verilindore dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi sot se vajza e vogël kishte vdekur.

“Kemi lajme të këqija për Dankën e Vogël nga Bora. Policia ka arrestuar 2 persona të cilët kanë kryer vrasjen e vogëlushes. Siç e kam kuptuar që të dy e kanë pranuar veprën”, tha Vuçiq.

Vdekja e saj u shkaktua nga dy punonjës të ujësjellësit, të cilët e tërhoqën zvarrë vogëlushen me makinën e tyre të shërbimit dhe më pas e hodhën trupin e saj të pajetë në një zonë të përdorur si deponi ilegale. Autorët janë arrestuar dhe kanë pranuar fajësinë, ka bërë të ditur presidenti i Serbisë.

Zhdukja e Dankës së vogël kishte mobilizuar autoritetet serbe, por edhe Interpolin pasi kishte dyshime se ajo ishte rrëmbyer nga shtetas të një shteti fqinj. Në Serbi, për herë të parë funksionoi sistemi i menjëhershëm i raportimit për zhdukjen e një të mituri (Amber Alert) dhe pati një reagim të madh nga publiku për përpjekjet e autoriteteve për të gjetur vendndodhjen e dyvjeçares Danka Ilic.

LEXO EDHE:

Back to top button