“Zhdukja” e Mijallkovit, heshtje në MBP

Vazhdon heshtja në Ministrinë e Punëve të Brendshme pas “zhdukjes” së ish kreut të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, Sasho Mijallkov. Nga MPB ende nuk ka informacione zyrtarenëse është gjetur Mijallkov, kundër të cilit mbrëmjen e djeshme u lëshua fletarrest, pasi i njëjti nuk ka qenë i qasshëm për marrjen e vendimit që i kishte caktuar paraprakisht nga gjykata për arrest shtëpiak. Fletarresti jo zyrtarisht mësohet të jetë ngritur mbi bazën e dyshimeve për arratisjen e mundshme të Mijallkov para verdiktit gjyqësor në rastin “Target-Fortesa”.

Mbrëmjen e djeshme policia ishte e pranishme në disa vendbanime aktuale dhe të mëparshme të ish-shefit të DSK-së. Patrulla të policisë mbrëmjen e djeshme janë parë në Kapishtec, Vodno, si dhe para hotelit Merriot.
Ndryshe, vendimi final i Gjykatës për rastin “Target-Fortesa” pritet të merret të premten, respektivisht me 26 shkurt.

Kujtojmë se me 12 nëntor të vitit 2018, ish kryeministri Nikolla Gruevski arriti të arratisej në Budapest të Hungarisë. Gruevski atje qëndron i lirë pasi fitoi edhe statusin e azilantit.

LEXO EDHE:

Back to top button