Zhiru: Nuk më pëlqen të zëvëndësohem, por e kuptojë Pioli-n

Sulmuesi i Milanit, Olivier Zhiru, pas suksesit në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit, u shpreh i kënaqur me rezultatin, por jo edhe me faktin që u zëvëndësua. Mirëpo sumuesi francez ka mirëkuptim për trajnerin Pioli.

“Sekreti është se unë gjithmonë dua ta ndihmoj skuadrën, jam një tip konkurrues. Isha pak i zhgënjyer që dola. Dua të luaj gjithmonë dhe të bëj më shumë, për mua është normale që kur zëvendësohesh të mos jesh i lumtur të shkosh në stol, por e kuptoj zgjedhjen e trajnerit. Ishte ndeshja e gjashtë në 19 ditë, është normale që duhet të pushosh pak”, është shprehur sulmuesi francez për  mikrofonat e “Sportmediaset”. /albeu/

LEXO EDHE:

Back to top button