Zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, Kurti sot përballet me deputetët

Zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, Kurti sot përballet me deputetët

Kuvendi i Kosovës, do të mbajë sot, seancë plenare, ku do të debatohet për zhvillimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Seanca do të fillojë me fillim nga ora 12:00, njofton Klankosova.tv. Kjo seancë është thirrur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, ku e kanë ftuar kryeministrin Albin Kurti, që të debatojnë në të gjitha temat e çështjet rreth zhvillimeve të ndërlidhura me dialogun.

“Qëllimet e shtetit tonë në dialog me Serbinë janë të njohura. Angazhimi për arritjen e këtyre qëllimeve është përgjegjësi nga e cila nuk mund të shmanget askush. Ushtrimi i kësaj përgjegjësie nuk mund të bëhet në mënyrë të fshehtë, as nëpër restorante, e as me postime në twitter, por përmes transparencës së plotë përballë qytetarëve e përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”.

Kurti, në seancën e Kuvendit të datës 2 shkurt, kishte treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive e të zbatohet pas arritjes së marrëveshjes finale.

LEXO EDHE:

Back to top button