Zhvillimet në PD, Berisha ultimatum Bashës
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe mbështetësit e Sali Berishës për të disatën herë kanë mbërritur dhe janë futur në selinë blu. Në vend të Berishës, Kryetari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka lexuar letrën ku Lulzim Basha informohej si deputet për shkarkimin e tij nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe se duhet që të kryejë dorëzimet e tij nga posti deri më 5 janar. Nga ana tjetër kreu i demokratëve Basha, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë mendjen tek karriget, duke i cilësuar si hajdutë dhe se vendin e kanë në burg.
“Kërkohet nga ana juaj që të merrni të gjitha masat përkatëse për ta jetësuar vullnetin e qartë të demokratëve, të shprehur nëpërmjet vendimit të Kuvendit dhe referendumit si mekanizëm i demokracisë së drejtpërdrejtë, duke liruar ambientet e punës së Kryetarit të Partisë, si dhe duke kryer menjëherë dorëzimet përkatëse te Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PDSH, deri më datë 05/01/2022”- deklaroi Belind Këlliqi, Kryetari i Komisionit të Rithemelimit.
“PD i ka marrë vendimet e veta dhe do t’u qëndrojë deri në fund. Kuvendi i 18 dhjetorit është zgjedhje e të ardhmes dhe çdo vendim do jetë në funksion të njerëzve dhe halleve të tyre, nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karriget”- pohoi Lulzim Basha, Kryetar i PD-së.








