Zhvillimet në veri, Kurti e Sveçla thërrasin konferencë për media

Zhvillimet në veri, Kurti e Sveçla thërrasin konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Siç thuhet në njoftimin dërguar medieve, konferenca do të mbahet në objektin qendrorë të MPB-së.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga m,inistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Konferenca do të mbahet sot më 01.08.2022 në orën 13:00, në objektin qendrorë të MPB-së në sallën P-02”, thuhet në njoftim.

Telegrafi merr vesh se ka nisur tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

Mirëpo një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.

LEXO EDHE:

Back to top button