Zidan dhe Kros, mjaftojnë ndaj Valencias

Real Madrid ka shënuar fitore në shtëpi kundër Valencias me rezultat 2:0. Pavarësisht mungesave të shumta, “Los Blancos” ishin superior në këtë ndeshje. Fillimisht Karim Benzema realizoi një gol të bukur nga distanca për të zhbllokuar shifrat. Golin e dytë, që doli të jetë i fundit në këtë ndeshje e shënoi Toni Kroos, pas asistimit të Lukas Vazkezit.

Me këtë fitore, Reali ngritët në pozitën e dytë me 49 pikë, pesë më pak se Atletico Madrid, skuadër që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara, derisa Valencia qëndron në pozitën e 12-të me 24 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button