Zjarr i madh në një depo në Lubjanë – pamje nga vendi i ngjarjes
Zjarr i madh në një depo në Lubjanë – pamje nga vendi i ngjarjes
Herët në mëngjes një zjarr i madh ka përfshirë një depo masive në Lubjanë.
Sipas mediave të huaja, zjarri ka rënë në orën 04:00 dhe pak para orës 10:00 është lokalizuar, ndonëse zjarri është ende intensiv.
Për shkak të zjarrit është ndërprerë qarkullimi hekurudhor drejt Gorenjskës, ndërsa komunikacioni në autostradën Gorenjska ka qenë i vështirë.
Disa rrugë pranë vendit të zjarrit janë të mbyllura, shkruan N1.Shuarja e zjarrit, sipas të dhënave të policisë, është ende në vazhdim, ndërsa zjarrin po e shuajnë më shumë se 150 zjarrfikës. Deri më tani, të paktën dy të tretat e objektit janë djegur.
https://twitter.com/n1slovenija/status/1465584107145076743?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1465584107145076743%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzjarr-madh-ne-nje-depo-masive-ne-lubjane-angazhohen-150-zjarrfikes-pamje-nga-vendi-ngjarjes%2F








