Zjarr në Komisariatin e Policisë në Kamëz
Në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 5 në Kamëz ka rënë zjarr. Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Atje ka shkuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur fikjen e flakëve.
Tvklan.al mëson se nga ngjarja kanë mbetur 3 persona të lënduar, 2 të ndaluar dhe 1 polic. Policia konfirmoi disa minuta më vonë se si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë në spital një prej të ndaluarve të plagosur.
Në ndërtesë ka tym të madh dhe sapo të pastrohet vendi, do të evidentohen edhe dëmet edhe shkaku i ngjarjes.







