Zjarr në kufirin e Izraelit dhe Gazës, kërkohet ndihmë ndërkombëtare

Zjarr në kufirin e Izraelit dhe Gazës, kërkohet ndihmë ndërkombëtare

Zyrtarët e Gazës kanë kërkuar ndihmë për shuarjen e zjarrit që shpërtheu dje në një depo në një fshat që ndodhet pikërisht në kufi me Izraelin.

Ata theksuan se zjarri mund të zgjasë me ditë dhe të shkaktojë një fatkeqësi ekologjike.

Sipas Reuters, zjarri ka shpërthyer në pjesën lindore të depos në Juhr al-Dek, në juglindje të qytetit të Gazës, pranë gardhit ndarës dhe në njoftimin e qytetit të Gazës thuhet se shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar.

“Kemi frikë se zjarri mund të përhapet përtej kufijve të landfillit dhe të çojë në një fatkeqësi ekologjike”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se zjarrfikësit lokalë nuk kanë kapacitet për të luftuar zjarrin.

Autoritetet e Gazës u kanë bërë thirrje organizatave ndërkombëtare që të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit dhe të ushtrojnë presion ndërkombëtar mbi Izraelin për të hequr bllokadën për hyrjen e pajisjeve zjarrfikëse.

LEXO EDHE:

Back to top button