Zjarr në terren të paarritshëm, autoritetet dyshojnë për dorë njeriu
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informon se sot rreth mesditës është raportuar për zjarr në terren të vështirë për t’u aksesuar pranë zonës Pirin Çeshma në Vallandovë.
Shërbimi Shtetëror i Zjarrfikësve thotë se ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Vallandovës po ndërhyjnë në vendngjarje, dhe ata janë ende në terren në përpjekje për të lokalizuar plotësisht zjarrin.
Komuna e Vallandovës thekson se, sipas gjetjeve fillestare, nuk bëhet fjalë për shkak të një zjarri të shkaktuar aksidentalisht, por për një person që e njeh mirë terrenin dhe zgjedh vende ku ekipet e zjarrfikësve kanë më shumë vështirësi të ndërhyjnë.








