Zjarre dhe përmbytje në Kanada

Zjarre dhe përmbytje në Kanada

Më shumë se 13,000 njerëz që jetojnë në provincën kanadeze të Albertës janë evakuuar pasi zjarret kanë përfshirë të gjithë rajonin.
Mbi 70 zjarrë janë përhapur në pjesën perëndimore të kësaj province i nxitur edhe nga një mot jashtëzakonisht të nxehtë dhe me erëra të forta.
Disa banorë në komunitetin e Fox Lake, ku zjarret janë të rënda, u evakuan me helikopterë. Dhjetëra zjarrfikës në Fox Lake po luftojnë me flakët, të cilat kanë djegur mbi 11,000 hektarë. Në Luginën Drayton, zjarrfikësit po luftojnë më një zjarr të fuqishëm i cili ka dalë jashtë kontrollit dhe deri më tani ka djegur mbi 3 mijë hektarë tokë pyje.
Komunitetet indigjene janë goditur më rëndë. Temperaturat sipas meterologënve kanq qenë jashtëzakonisht të larta rreth 10-15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë fillimi maji .Nga ana tjetër në British Columbia, lumenjtë po rrezikojnë të dalin nga shtrati.
Përmbytjet kanë detyruar autoritetet që të mbyllin autostradat në shumë komunitete duke përfshirë Cache Creek dhe Grand Forks. Qeveria i ka bërë thirrje që të tregohen vigjilentë dhe të pranojnë evakuimin  sepse rrebeshet dhe moti i keq do të vijojë përgjatë gjithë fundjavës.

LEXO EDHE:

Back to top button