Diabeti dhe mënyrat se si mund ta mbajmë nën kontroll

Diabeti dhe mënyrat se si mund ta mbajmë nën kontroll

Ndiqni këshillat si më poshtë!

Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë glukoze( ose sheqeri) në gjak. Ky nivel i lartë glukoze është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Përgjithësisht besohet se faktorët kryesorë që çojnë në diabet janë: gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshëm, mungesë aktiviteti fizik, mbipesha…

Hapat në vazhdim do t’ju ndihmojnë të mësoni më shumë se si mund ta mbani nën kontroll diabetin.

-Ushqehuni shëndetshëm

Nëse keni mbipeshë trupore ose obezitet bisedoni me dietologun për përcaktimin e dietës së rekomanduar tek ju. Përpiquni të evitoni ushqimet me yndyre dhe karbohidrate (sheqerna).

-Masni nivelin e glukozës (sheqerit):

Bisedoni me mjekun endokrinolog (diabetolog) për mënyrën se si duhet të kontrolloni nivelet e glukozës në shtëpi.

-Kryeni aktivitet fizik

Stërvitjet ditore mund t’u ndihmojnë të përmirësoni nivelet e glukozës në gjak tek personat me diabet, por merrni miratimin e mjekut tuaj për të përcaktuar llojet e aktivitetit fizik që duhet të kryeni.
-Përpiquni të bëni matje të shpeshta të glukozës edhe esëll edhe dy ore pas ushqimit dhe matjen ne laborator çdo tre muaj te HbA1c (analize qe tregon mesataren e glukozes në gjak për dy-tre muajt e fundit)

Personat me risk janë: personat me mbipeshë trupore, personat me sëmundje të zemrës dhe hipertension arterial, personat që kanë të afërm me diabet, femrat shtatzëne apo që kanë lindur fëmijë > 4 kg, personat > 45 vjeç, dhe personat me dislipidemi (rritje të yndyrnave në gjak).

LEXO EDHE:

Back to top button