Zjarret në vend – Siljanovska: Ligj i ri për gjendje të jashtëzakonshme
Zjarret në vend – Siljanovska: Ligj i ri për gjendje të jashtëzakonshme
Gazetare: Linda Ebibi
Zjarrfikësit vazhdojnë të mbeten në terren tashmë prej më shumë se një muaj për shkak të zjarreve që kanë kapluar vendin. Ditën e sotshme janë regjistruar mbi 20 zjarre, prej të cilëve 12 ende janë aktive, ndërsa vatra të reja shfaqen vazhdimisht.
Zjarri në territorin e Makedonsit Brodit, në fshatin Jasen-Belicë është vënë nën kontroll, Ndërsa në Komunën e Dollnenit, zjarr aktiv ka në afërsi të fshatit Debreshtë. Stuhitë e zjarrit janë aktive edhe në rajonin e Novacit, Plasnicës, Kërçovës dhe Vallandovës
“Gjatë ditë së sotshme kemi regjistruar gjithsej 26 zjarre në hapsirë të hapur, prej tyre tetë janë shuar plotësishtë, gjashtë janë vënë nën kontrollë, ndërsa 12 janë aktive, Prej 12 që janë aktiv jam optimist se një pjesë e tyre sot do të vihet nën kontroll, por për fat të keq gjatë ditës së sotshme ka pasur edhe zjarre të reja”, tha Stoajnçe Angellov, kryetar i QMK-së.
Vazhdon të digjet edhe parku nacional i Galiçicës. Por, autoritetet thonë se zjarri është vënë nën kontroll dhe janë angazhuar 100 zjarrfikës për shuarjen e tij.
“Gjatë aksionit të djeshëm në frontin lindor është vënë nën kontroll zjarri në dy pikat kritike dhe sot kemi 100 zjarrfikës që po punojnë. Po ndiqet vazhdimisht situata, sepse duhet të jemi të kujdesshëm. Zjarri ndodhet dy kilometra larg territorit të Shqipërisë dhe përsëri mund të na bëjë problem”, u shpreh Gjuro Joçevski, shefi i Njësisë Zjarrfikëse në Galiçicë.
Për situatën shqetësuese me zjarret foli edhe Presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ajo vlerëson se për menaxhimin e zjarreve duhet bërë ndryshime në ligjin për Menaxhimin e krizave, madje duhet bërë edhe ligj për gjendje të jashtëzakonshme.
“Teza ime është se duhet që sistematikisht të qasemi ndaj problemit, e dimë se secilën verë në masë më të madhe apo më të vogël na presin zjarret, madje mendoj se duhet ndryshime në ligj, pasi që ne kemi Ligj për Menaxhimin e Krizave. Ne në Kushtetutë kemi edhe gjendje të jashtëzakonshme, por nuk kemi Ligj për gjendje të jashtëzakonshme”, tha Gordana Silajnovska Davkova, presdente.
Sipas saj tërë vitin duhet për përgatitje për muajin korrik dhe gusht, që më lehtë të menaxhohet kriza me zjarret./ Alsat.mk