Zjarri kaplon një pjesë të malit të Rugovës

Flakët kanë kapluar një pjesë të malit në Rugovë të Pejës, duke shkaktuar disa telashe në bllokim të rrugëve.

Në vend të ngjarjes kanë dalë Forcat e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit dhe zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, fatmirësisht zjarri nuk po përhapet.

Rruga për në Rugovë është bllokuar dhe për në fshatin Shtupec i Madh.

LEXO EDHE:

Back to top button