Zjarri / Ministria pa informacion për subjektin
Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi
Tre ditë pas zjarrit në deponinë e metaleve “ASD Metal Group” institucionet nuk sqarojnë se si kompania ka vazhduar të punojë edhe pse gjatë zjarrit të parë të vitit të kaluar u konfirmua se kompania nuk ka licencë për punë.
Nga Ministria e Ekologjisë nuk japin përgjigje se pse kompania ka vepruar pa licencë, duke iu shmangur pyetjes. Ata thonë se Ministria është duke kryer inspektimin ne terren dhe po përgatitet për raport. Nga ana tjetër, Inspektorati që kishte për detyrë kontrollin e punës së subjektit nuk kishte koment!
“Në lidhje me lejen e kompanisë, nëse raporti i Inspektoratit konstaton se kanë ekzistuar parregullsi, ministria do të veprojë në përputhje me ligjin dhe kompetencat e përcaktuara me aktet ligjore”, thanë nga Ministria e Ambientit Jetësor.
NËSE KONSTATOHET PARREGULLSI, DO TË VEPROHET SIPAS LIGJIT
Në korrik të vitit të kaluar, një deponi e të njëjtës kompani u përfshi nga zjarri që shkaktoi një katastrofë ekologjike që u ndje në kryeqytet për disa ditë me radhë. Në atë kohë, ish ministri i Ekologjisë Izet Mexhiti kishte konfirmuar se kompania në fjalë kishte qenë pa licencë, dhe kishte kërkuar që pronarët të ndëshkohen në mënyrë adekuate.
“Inspektoratet kanë vepruar dhe kanë konfirmuar që ka punuar pa leje. Mendoj dhe bëj apel që edhe gjyqësia, organet gjyqësore ta vërtetojnë këtë shkelje të ligjit dhe të marrin dënimin e merituar që të jetë një mësim për të tjerët”, tha Izet Mexhiti, ish Ministër i Ekologjisë (31.07.2025).
Si u bë që kompania të fjalë të vazhdojë veprimtarinë pa leje, këtë përgjigje nuk e thotë as Prokuroria Publike, as Ministria e Mjedisit dhe as Inspektorati. Më 4 maj ASD Metal Grup u përfshi nga flakët në depon e saj ku po përpunonte metale nga veturat e avarisura, bateritë dhe lloje të tjera të mbetjeve të rënda. Jo zyrtarisht arsye për zjarrin që ka shkaktoi ndotjen e kryeqytetit është një impiant gazi, por kjo mbetet të konfirmohet nga hetimi. Ditë më parë Prokuroria Publike njoftoi se akoma nuk ka ndërhyrë për hetim pasi nuk është siguruar vendi ku ka ndodhur zjarri dhe akoma ka vatra aktive./Alsat.mk.








