‘Zona e gjelbër’: Kosovarët nga sot mund të udhëtojnë në Austri

Që nga sot, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Kosovën hynë në listën epidemiologjike “të gjelbër” të Austrisë.

Qytetarët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë në Austri. Ky shtet ka marrë vendim që qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të hyjnë në Austri nga sot, përfshirë edhe si turistë.

Deri më tani, vetëm Serbia, Maqedonia Veriore, si dhe Shqipëria, ishin në listën “e gjelbër”, dhe tani është Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Qytetarët që marrin udhë për në Austri, nuk do të karantinohën nëse kanë një certifikatë vaksinimi, me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), siç janë “Pfizer”, “Moderna”, “AstraZeneca” dhe “Johnson & Johnson”. Ndërsa vaksinat kineze”Sinopharm” dhe “Sinovac” si dhe ajo ruse “Sputnik V” nuk pranohet nga autoritetet austriake.

Ata që nuk kanë një certifikatë vaksinimi duhet të kenë një PCR negativ ose test antigjeni.

LEXO EDHE:

Back to top button