“Zonja e Vjetër” kërkon sulmuesin e Liverpullit

Juventusi nuk ka vonuar për të dërguar ofertën e parë zyrtare për shërbimet e Roberto Firminjon. Sulmuesi brazilian nuk do të jetë më lojtar titullar te “The Reds”, sidomos pas ardhjes së Darvin Nunez për 100 milionë euro nga Benfika.

Sipas asaj që raporton gazetari Ekrem Konur, “Zonja e Vjetër” e ka vëzhguar situatën përreth Firminos dhe ka bërë ofertën e parë. “Biankonerët” kanë ofruar afro 25 milionë euro për kartonin e brazilianit, por që ende nuk ka lëvizje konkrete nga Liverpooli.

Lojtari mund të pajtohet me kushtet personale që i ofron Juventusi, mirëpo duhet bindur Jurgen Klop që ta shesë lojtarin. Pas largimit të Sadio Manes, do të jetë e vështirë që Liverpooli ta humbet edhe Firminjon në këtë afat, por e gjitha varet nga dëshira e lojtarit nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet/abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button