Zulueta: Monitorojmë në tërësi procesin zgjedhorë në RMV

20 vëzhguesit afatgjatë të OSBE-ODIHR-së janë në terren për të vëzhguar procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të 17 tetorit. Misionit, në ditën e zgjedhjeve, do t’i bashkohen edhe 250 vëzhgues afatshkurtër. Në një intervistë për Alsat, shefja e misionit vëzhgues të ODIHR-së Tana de Zulujeta thotë se vendi ka nevojë për Kod të ri zgjedhor. Ajo nuk mund të parashikojë nëse votimi biometrik i cili zbatohen për herë të parë, do të jetë ose jo i suksesshëm.

  • Zonja De Zulueta, ju keni filluar zyrtarisht misionin vëzhgues këtu në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale. Çfarë saktësisht monitoron ekipi i vëzhguesve afatgjatë për momentin?

Siç thatë, ne kemi filluar me punën dhe kemi 20 vëzhgues afatgjatë në terren dhe ata kanë filluar të raportojnë tek ne. Qëllimi jonë është që gjatë mandatit tonë të kemi qasje në zgjedhjet në tërësi. Kjo nënkupton të gjithë fushatën, mediat dhe kornizën ligjore, për pajtueshmërinë e saj me angazhimet e OSBE-së, standardet evropiane dhe po ashtu me ligjet e shtetit.  

  • Janë bërë disa ndryshime në Kodin zgjedhore së fundmi në Maqedoninë e Veriut të cilat partitë politike i kanëa cilësuar si rekomandime të ODIHR-së. Në çfarë niveli zbatohen rekomandimet e ODIHR-së këtu në Maqedoni? Cili është ndryshimi kryesorë që duhet të bëhet për të pasur një proces zgjedhor më demokratik?

Ne kemi bashkëpunuar me autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi vëzhguar zgjedhjet në këtë vend që nga fillimi, që nga procesi i parë. Prandaj, kemi një listë të gjatë me rekomandime që janë bërë me kalimin e kohës. Disa janë zbatuar dhe disa mbeten akoma. Se cila do të ishte çështje kryesore tani do të ishte e vështirë të thuhej por mendoj se për shkak se janë bërë shumë ndryshime me kalimin e kohës, ai që mbetet rekomandim i rëndësishëm i ODIHR-së është që Kodi zgjedhor të mblidhet në mënyrë koherente në një ligj të qëndrueshëm. Ndryshimet kanë ardhur në pjesë, kohë pas kohe, dhe nuk janë aspak në harmoni njëri me tjetrin. Ne kemi disa ndryshime të reja dhe të rëndësishme të cilat u miratuan javën e kaluar. Kjo ishte një befasi për ne dhe ndoshta për shumicën e njerëzve sepse ndodhi para zgjedhjeve. Disa prej tyre i përfshinë rekomandimet e ODIHR-së. Ne duhet të shohim nëse dhe si ata zbatohen. Disa prej tyre do të jenë të pamundura të ndiqen sepse u bënë shumë vonë për të qenë efektive në këto zgjedhje.

  • Maqedonia e Veriut do të kenë votim biometrik për herë të parë në këto zgjedhje. Kjo nuk është një metodë që përdoret në vendet e zhvilluara. A mendoni që kjo metodë do t’i reduktojë keqpërdorimet në zgjedhje?

Është e vështirë të thuhet. Kjo metodë është e projektuar që të rrisë besimin e publikut dhe nëse e arrin këtë rezultat, kjo do të jetë një gjë pozitive. Duket se tashmë ka siguruar një pjesë të aktorëve në shtet që kishin, me ose pa të drejtë, këtë unë s’mund ta them, dyshime për listën zgjedhore. Nëse kjo gjë e zgjidh shqetësimin e tyre dhe e rrit besimin e publikut, ky do të jetë një zhvillim pozitiv.

  • Mendimi juaj personal; a mendoni se do të kemi një votim të suksesshëm biometrik, duke marrë parasysh se nuk kemi pasur një projekt pilot për këtë?

Këtë jemi duke e vëzhguar. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë ndryshim të rëndësishëm dhe kemi ardhur me një ekip të përforcuar, pikërisht për të qenë në gjendje të ndjekim këtë aspekt të procesit. Për ne, për votuesit dhe për pjesëmarrësit në këto zgjedhje, kjo është diçka që duhet të presim për ta parë.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button