Zvarriten procedurat juridike për gjendjen e krizës

“Po bëhen një javë që kur Këshilli i Sigurisë konstatoi nevojën për gjendje krize në nivel shtetëror si pasojë e pandemisë, por akoma nuk kanë mbaruar procedurat juridike. Qeveria ka njoftuar Presidentin për vendimin formal, që më pas komandanti suprem të miratojë vendimin për angazhimin e 300 ushtarëve gjatë gjendjes së krizës. Në këtë situatë ngrihen dilema sa institucionet shtetërore janë të gatshme të përballen me gjendjen e krizës?”.

Ekspertët thonë se kjo situatë krijohet si pasojë e mungesës së dispozitave të qarta ligjore.

Mungojnë aktet nënligjore të cilat duhet të përpunohen dhe të saktësohen procedurat mbi të cilat duhet vepruar. Këtë që e dëgjojmë në media se kaq ushtarë e kaq policë do të angazhohen këtë duhet që me rregullore ta përshkruaj Ministria e Mbrojtjes – tha Ljubomir Gjurçeski, ekspert i sigurisë.

Gjurçeski vlerëson se gjendja e krizës duhet vazhduar edhe për 30 ditë tjera.

Mendoj se nuk do të arrijmë as aktet t’i përgatisim dhe t’i dërgojmë në Kuvend që të funksionojë gjendja krizës. Për këtë arsye mendoj se duhet vazhduar edhe për 30 ditë – deklaroi Ljubomir Gjurçevski, ekspert i sigurisë.

Gjatë gjendjes së krizës në ndihmë të 150 policëve do të jenë rreth 300 ushtarë të cilët do të asistojnë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në institucionet shëndetësore. Gjendja e krizës zgjat deri më 19 dhjetor.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button