Zvicra ofron ndihmë për deponinë në Rusino

Ekziston mundësi për grant për deponinë Rusino, por shteti së pari duhet të gjejë para për të investuar. Një mesazh të tillë i ka dërguar ambasadorja zvicerane në vend ministrit të mjedisit në takimin që kishin për rehabilitimin e deponisë, e cila është planifikuar të bëhet rajonale për rajonin e Pollogut. Grantet do të jenë për infrastrukturë. Qeveria angazhoi Ministritë e financave dhe Mjedisit të kërkojnë hua nga institucionet ndërkombëtare për ndërtimin e tre deponive rajonale gjegjësisht sisteme për menaxhimin e mbeturinave. Ministria e mjedisit thotë se negociatat kanë filluar, por tani për tani mbahet e fshehtë se me kë po negocion. Ajo që dihet është se nevojiten 55 milion euro. Nga ky dikaster thonë se mund të gjenden grante deri në 38.7 milion euro kurse 16.6 milion të mbetura do të jenë hua.

“Negociatat me institucionet financiare janë në rrjedhë, dhe informacioni me publikun do të ndahet pasi të përfundojnë negociatat, dhe të sigurohet një marrëveshje konkrete”, tha Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Planifikohet të ndërtohen tre deponi rajonale, për rajonin Juglindor dhe të Vardarit, atë të Pellagonisë dhe rajonit Jugperëndimor, si dhe për rajonin e Pollogut. Ai në Pollog, do të jetë në të njëjtën deponi në Rusino, për të cilën nisma “Stop Rusino” mori një premtim për zhvendosje.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button