Ekspertët dhe biznesmenët të kënaqur me pakon e pestë, efektet priten më vonë

Vlerësimi fillestar i ekspertëve dhe biznesmenëve për pakon e pestë të masave ekonomike është pozitiv. Por realizimi dhe efekti i masave pritet të analizohet më tej. Nga Instituti për analizë ekonomike, “Finance Think”, vlerësojnë se pakoja e pestë është kombinim i masave që amortizojnë humbjet dhe stimulojnë rimëkëmbjen ekonomike të kompanive. Sipas ekspertëve, pagat e subvencionuara dhe shlyerjet e interesave janë masa që do të ndihmojnë qytetarët më të prekur nga kriza.

Finance Think” konsideron se ekskluziviteti midis masave “subvencione për paga prej 14,500 denarë për punonjës” dhe “kredi pa interes për sektorët më të prekur” është i përshtatshëm. Por, theksojnë se të dyja masat nuk janë domosdoshmërish të zëvendësueshme. Kreditë pa interes kanë të bëjnë më shumë me fazën e rimëkëmbjes. Në këtë fazë nuk bëjnë pjesë një pjesë e konsiderueshme e kompanive – thonë nga Finance Think.

Oda Ekonomike, është e kënaqur që paketa e pestë parashikon masa që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e konkurrencës së ndërmarrjeve vendase dhe rritjen e eksporteve. Lidhur me masën për pagat, kjo shoqatë biznesi mendon se është mirë që punëdhënësi të vendosë vetë nëse do ta përdorë atë, ose të aplikojë për masën e kredisë pa interes.

Ajo që mungonte por kërkohej ishte veprimtaria e turizmit dhe gastronomisë të ketë mundësinë e mbështetjes së aktiviteteve investuese në kohë krize deri në 25% të investimit që nuk ishte siguruar nga zgjidhja ligjore e propozuar në pakon e tretë të masave nga viti 2020. Vlerësojmë se ka subjekte afariste në këtë sektor që në kushte të pandemisë globale kishin aktivitete investuese dhe punonin për të rritur vlerën e objekteve të tyre në mënyrë që të rrisnin cilësinë e shërbimit pas përfundimit të krizës Covid-19 – shprehen nga Oda Ekonomike.

Pakoja e pestë e masave peshon 160 milion euro, të cilat duhet t’u shpërndahen qytetarëve dhe kompanive përmes 29 masave. Qeveria është e mendimit se me këtë ndihmë ekonomia do të rritet dhe zhvillohet këtë vit, me çka ekonomia do të rimëkëmbet dhe do të japë pozitivitet prej katër deri në pesë për qind të PBV-së. Autoritetet njoftuan se me këto masa përfundon ndihma për punonjësit e sektorit privat për pagimin e pagave.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button