Zyberi: Universitetet të realizojnë kurse për studentët e ardhshëm

Profesori universitar, Bashkim Zyberi në emisioni “Programi 200” në Alsat tha brezi që po përfundon shkollimin e mesëm në periudhën e pandemisë do të ketë probleme gjatë adaptimit në jetën akademike. Ai thotë se në këtë problematikë duhej të kyçeshin edhe universitetet.

“Do të ketë më tepër vështirësi se brezat paraardhës. Mendoj që për këtë kanë obligim edhe universitetet. Mund të organizoheshin kurse verore, kurse parapërgatitore për studentët e ardhshëm. Ta zëmë, në fizik pranojmë tani studentët e ardhshëm që do të vijnë. E dimë që baza e fizikës është matematika, dhe supozojmë tani neve mund t’i mbajmë një kurs intensiv në matematikë si universitet”, tha mes tjerash Zyberi.

I pyetur se nëse stafi akademik ka vullnet për një ndryshim të tillë, profesori Zyberi thotë se universitetet duhet t’i marrin gjitha masat që të krijohet ky sistem.

“Patjetër që duhet të ketë, dhe nëse nuk ka duhet të impenjohen të gjitha instancat, veçanërisht brenda universiteteve, që të krijohet një ndjenjë e tillë. Duhet ta kuptojmë këtë gjë. Duhet ta rrisim cilësinë, apo vetëm t’i kalojmë studentët ashtu, pastaj të mbeten të papërgatitur për tregun e punës”, theksoi Zyberi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button