Zyrtare, caktohet data e sfidës Juventus -Napoli

Është caktuar data e ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit që nuk u zhvillua më 4 tetor 2020. Atë kohë ishin “napolitanët” që nuk udhëtuan në Torino, pasi kishin shumë raste pozitive me “COVID-19”.

Në fillim, Seria A vendosi që Juventus të fitojë këtë përballje në tavolinë, por pastaj me apelimin e vendimit nga Napoli, u vendos që ndeshja do  të zhvillohet, por data nuk u caktua.

Së fundmi, Seria A, ka konfirmuar se ndeshja mes Juventusit dhe Napolit do zhvillohet më 17 mars 2021, në orën 18:45.

LEXO EDHE:

Back to top button