Zyrtare, Kosovare Asllani vishet kuqezi

Skuadra e futbollit të Milanit, në konkurencën e femrave, ka njoftuar zyrtarisht se ka firmosur me futbollisten nga Kosova, Kosovare Asllani.

Pasi bëri karriere të bujshme për disa vite me Real Madridit, Asllani tashmë ka nënshkruar me klubin e Milanit.  Asllani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga “San Siro”, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Paris Sen Zhermen dhe Man. Siti.

 

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka lidhur një marrëveshje për të drejtën e paraqitjes sportive të lojtares Kosovare Asllani, duke filluar nga sezoni 2022/2023. Sulmuesja e kombëtares suedeze, e cili në karrierën e saj ka luajtur mes skuadrave të tjera në Paris Sen Zhermen, Man. Siti dhe Real Madrid, ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin.

LEXO EDHE:

Back to top button