Zyrtare, Rodriguez bashkohet me Evertonin


ZPas shumë kohësh në kërkim të një skuadre për ta shitur Xhejms Rodriguezin, skuadra e Real Madridit kanë arritur marrëveshje me Everton. Mesfushori kolumbian ka firmosur kontratë dy vjeçare me skuadrën e Everton, me opsion për të vazhduar edhe të tretin.

Rodriguez pëlqehet shumë nga trajneri i Evertonit, Karlo Ançelotti, i cili punonte me lojtarin kur ishte te Real Madridi. Mbetet të shihet nëse Xhejms do të rigjej formën  e tij të dikurshme. Raportohet të jenë paguar 20 milionë funte për lojtarin që tek Everton do të mbajë fanellën me numrin 19.

LEXO EDHE:

Back to top button