Zyrtarisht, Zhoao Feliks do të vesh fanellën e Çellsit

Zhoao Feliks do të jenë pjesë e Çellsi-t deri në fund të këtij sezoni. Lajmin në fjalë e ka bërë publik vet klubi i Atletiko Madridit në një reagim në rrjetet sociale, ku thekson se është arritur marrëveshja me “Blutë” e Londrës.
Feliks do të transferohet në Londër në formë huazimi deri në përfundim të sezonit 2022-2023, ndërsa ndër të tjera nga “colchoneros” theksohet se Feliksi ka rinovuar kontratën me spanjollët deri në vitin 2027.
“Marrëveshje me Çellsi-n për huazimin deri në fund të sezonit Zhoao Feliks është arritur. Feliksi po ashtu ka rinovuar me klubin tonë deri në vitin 2027. Faleminderit, Zhoao, të urojmë fat të mirë në këtë sfidë të re profesionale!”-shkruan Atletiko Madrid.