Grabitje e armatosur në një shtëpi në fshatin Mleqan të Malishevës
Në fshatin Mleqan të Malishevës ka ndodhur një grabitje e armatosur. Sipas njoftimit të Policisë, dy persona të armatosur kanë arritur të grabisin në një shtëpi në shumë parash dhe stoli ari, pro të cilët më pas në ikje e sipër janë ndaluar nga familjarë dhe më pas janë arrestuar nga Policia.
Të dyshuarve i është konfiskuar malli i grabitur dhe dy armë zjarri.








