​Ambasadori Kosnett uron qytetarët për zgjedhjet: Amerika qëndron me Kosovën

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për daljen në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se ata me këtë kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen.

- Advertisment -

Ai në një postim në Twitter ka thënë se Amerika qëndron në krah të Kosovës duke shpresuar në bashkëpunim me qeverinë e re.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Amerika qëndron me Kosovën dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit”, shkruan Kosnett.

LEXO EDHE:

Back to top button