fbpx

​Kim Jong-Un urdhëron dorëzimin e qenve shtëpiakë për mish restoranti – ALSAT-M


Mangësitë e ushqimit në Korenë e Veriut duket se kanë detyruar liderin autoritar Kim Jong-Un të urdhërojë dorëzimin për ushqim të të gjithë qenve të mbajtur në shtëpi nga qytetarët, duke i quajtur “simbol i borgjezisë e dekadencës”, shkruan Daily Mail.

Kim ka shpallur në korrik se zotërimi i një kafshe shtëpiake është kundra ligjit dhe se mbaja e një qeni në shtëpi është “tendencë e ideologjisë borgjeze”.

“Autoritetet po identifikojnë shtëpitë që kanë qen deh po i detyrojnë t’i dorëzojnë, ose i konfiskojnë me forcë për t’i vrarë”, tha një burim për rrjetin korean-jugor Chosun Ilbo.

Disa prej qenve dërgohen në kopshtet shtetërore zoologjikë dhe të tjerë u shiten restoranteve të mishit të qenit.

Mishi i qenit konsiderohet si delikatesë në gadishullin korean edhe pse tradita po shuhet në Korenë e Jugut, edhe pse llogaritet se aty rreth 1 milion qen rriten në ferma për ushqim. Preferohet më shumë në sezonin e nxehtë veror dhe besohet se jep forcë dhe ai shërbehet me supë pikante ose i zierë në gjellë perimesh.

Sipas OKB-së, 60 për qind e popullatës prej 25.5 milionë e Koresë së Veriut përballen me mangësi të ushqimit, si pasojë e sanksioneve për shkak të programit raketor të vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button