​A do t’ia sigurojë LDK votat për Ramush Haradinajn president?

Shefi i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti ka folur sot edhe rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit. Hoti tha se presidentin nuk mund ta zgjedhë vetëm koalicioni qeverisës pa përfshirjen e të gjithë spektrit politik në vend.

Duke folur për atë, se a do t’ia sigurojë Lidhja Demokratike e Kosovës votat e saj Ramush Haradinajt për postin e presidentit, kryeministri Hoti tha për këtë çështje do të diskutohet në shkurt të vitit 2021.

“Presidenti është në zyrë, në bazë të kompetencave të veta kushtetuese, kur vjen shkurti i vitit 2021 duhet të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje bashkë me gjithë spektrin për zgjedhje të presidentit… Një gjë është e qartë që ky koalicion qeverisës nuk mund ta zgjedhë vetëm presidentin, por duhet të ulemi përtej koalicionit për të tejkaluar këtë çështje”, tha Hoti në një konferencë për media në të cilën ka folur për problemet e prodhuesve të qumështit.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të votojë asnjë kandidat tjetër për postin e presidentit me përjashtim të atij të kreut të saj Ramush Haradinaj. E ky i fundit ka thënë se është personi më adekuat për postin e presidentit të Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button