​Klinaku: Bastisjet në shtëpinë e Krasniqit, spektakle nga një gjykatë ilegale

Sekretari i Organizatës së Veteranëve në Kosovë, Faton Klinaku ka reaguar pas bastisjes së EULEX-it në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit. Këto veprime i ka quajtur spektakle nga një gjykatë ilegale. Ndërkohë që ka shtuar se mund të ketë edhe arrestime.

Klinaku për KosovaPress ka deklaruar se po flitet që bastisje janë duke u bërë edhe në shtëpinë e Rexhep Selimit, Azem Sylës dhe Daut Haradinajt.

“Natyrisht që janë spektakle, që dinë vetëm ata të bëjnë, sepse nuk ka pasur nevojë të bëjnë se kjo gjykatë është ilegale. Natyrisht që kur është ilegale çdo gjë pritet prej saj…. Mund të ketë arrestime, sepse për këta persona që po flitet dhe për disa të tjerë janë në aktakuzë edhe këta persona… Po flitet që ka pasur bastistje edhe te tjerët, te Rexhep Selimi, Azem Syla dhe Daut Haradinaj. Por, nuk e di, janë të pakonfirmuara. Nuk kemi biseduar me askënd”, ka deklaruar ai.

Veç tjerash edhe Specialja ka konfirmuar se janë duke u kryer operacione në Prishtinë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button