​Nis shpërndarja e materialit të ndjeshëm zgjedhor nëpër komunat e Kosovës

Nga depoja qendrore Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur shpërndarja e fletëvotimeve dhe materialit tjetër të ndjeshëm zgjedhor për në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës.

Kamionët në të cilët ndodhet materiali i ndjeshëm zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, janë nisur nën përcjelljen e Policisë e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se edhe për këtë proces zgjedhor janë shtypur 10 përqind më pak fletëvotime se sa numri i përgjithshëm i votuesve, por sipas tij kjo nuk do shkaktojnë ndonjë telashe sepse kanë fletëvotime rezervë.

LEXO EDHE:

Back to top button