Gazetare: Fatlume Dervishi
KSHZ-ja ka dhënë 1460 akreditime për ndjekjen e zgjedhjeve, për 807 monitorues vendas, 644 monitorues ndërkombëtarë dhe disa gazetarë të huaj. Nga organizatat ndërkombëtare. ODIHR-ja është me më shumë montiorues të akredituar. Misioni vëzhgues thotë se ndjek procesin me kapacitet të plotë.
“Vëzhguesit tanë ndjekin një format standard dhe përderi sa jemi këtu, i shikojmë të gjitha aspektet e zgjedhjeve nga lista zgjedhore, regjistrimi i kandidatëve, fushata, aktivitetet e fushatës edhe në terren, edhe online, monitorimi i mediave është gjithashtu një komponent shumë i rëndësishëm i punës tonë. Ne, në fakt, kemi fokus specifik tek mediat. Kështu që i shikojmë të gjitha aspektet, si pjesëmarrja e komuniteteve etnike, që është diçka e veçantë për Maqedoninë, gjithashtu personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëmarrjen politike. Këto janë aspektet e përgjithshme për Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Mateo Mekaçi, Shef i misionit të OSBE-ODIHR-së për monitorimin e zgjedhjeve lokale.
Nga organizatat vendase, më shumë monitorues ka Shoqata “Wake Up”, edhe mbi 400 monitorues kurse pas saj vjen Civil më 60 monitorues.
Interesim kanë treguar edhe disa gazetarë nga rajoni e bota. /Alsat.mk








