10 pozita dënim për Leklerkun, për një pajisje të re

Tërheqja e Sharll Leklerkut nga gara e parë sezonale në Bahrein, ka lënë pasoja te Ferrari. Shkak i tërheqjes ka qenë vendosja e një pajisje të re të Ferrarit dhe kjo do t’i kushtojë një penalizim me 10 pozicione për Leklerkun.

Skuadra italiane ka konfirmuar se do të montojnë një të re te njëvendëshja e Leklerkut për garën në Xhedah, çentralina e tretë për të këtë sezon. Në fakt, çentralina e parë pati një problem pas provave të së premtes në Bahrein dhe para garës së të dielës u montua një e re (e dyta).

Të dyja këto çentralina nuk mund të përdoren për garën e Xhedah, në Abu Dhabi pas 4 ditësh, andaj do të montohet një re, e treta. Kjo do të sjellë penalizimin me 10 pozicione të Leklerkut. Ferrari ka konfirmuar këtë ndryshim dhe penalizimin e pilotit të saj.

LEXO EDHE:

Back to top button