1128 raste të reja me COVID dhe 12 viktima

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1128 raste të reja me Covid19 nga 3082 teste të bëra. Ndërsa gjatë kësaj periudhe si pasojë se koronavirusit kanë ndërruar jetë 12 persona. Viktimat janë të moshës nga 44 deri në 76 vjeçare. Po ashtu janë shënuar edhe 307 pacientë të shëruar. Në vendin tonë për momentin janë 13 568 raste aktive me korona virusin. Ndërsa nga fillimi i pandemisë e deri më sot gjithsej 37 499 qytetarë janë infektuar me covid19, ndërsa janë shëruar 22 835 qytetarë. Në Republikën e Maqedonisë, deri më sot janë regjistruar 1096 viktima nga koronavirusi.

LEXO EDHE:

Back to top button